Në një ditë 699 njerëz u vaksinuan kundër Covid-19
Për ditën e dytë në Sofje dhe qytete të tjera në Bullgari, vazhdon vaksinimi i mjekëve që punojnë në vijën e parë kundër Covid-19. Drejtori i Spitalit “Aleksandrovska” të kryeqytetit, Prof. Boris Bogov, tha para BNR se pothuajse të gjithë kolegët e tij nga reparti Covid shprehën dëshirën për t'u vaksinuar.
Gjatë vizitës së tij në një spital të Sofjes Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov theksoi se 699 njerëz u vaksinuan ditën e parë të fushatës 27 dhjetor. Kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev tha para BNR se për momentin nuk ka të dhëna për efektet anësore të të vaksinuarit.
1000 njerëz do të testohen për efektivitetin e vaksinës
Në Bullgari një pjesë e të vaksinuarve kundër Covid-19 do të testohen në mënyrë që të sqarohet efektiviteti i vaksinës. Kjo u njoftua nga Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror doc. Angel Kunchev në Plovdiv. Cituar nga BTV, ai tha se studimet do të fillojnë me një mijë njerëz që do të testohen në muajin e dytë dhe të gjashtë, si dhe një dhe dy vjet pas vaksinimit.
Më herët sot, gjatë një vizite në një spital të Sofjes, Kryeministri Bojko Borisov tha që ne do të merrnim vaksina të ndryshme dhe mjekët e përgjithshëm do të ishin në gjendje të rekomandonin se për kë cila vaksinë është më e përshtatshme. Ai tha se ditët e fundit ka pasur një tendencë për të lehtësuar sistemin shëndetësor - me një rritje në numrin e shërimit nga Covid-19 dhe një rënie të vdekjeve.
11.81 për qind janë pozitiv nga 2810 teste
332 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të regjistruara për 24 orët e fundit. Shumica e tyre janë në Sofje - 109, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - me 27 dhe Pleven - me 23 raste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit, të azhurnuara në mesnatë.
11.81 për qind e totalit të 2810 testeve të kryera janë pozitive. Testet PCR të kryera ishin 1906, antigjenet - 904.
Në 24 orët e fundit, 41 njerëz vdiqën me koronavirus të provuar. Në spitale ndodhen 5571 pacientë me infeksionin Covid-19, prej tyre 523 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
1266 janë ata që u shëruan.
Rastet aktive janë 79 544.
U hap sezoni i skive në pushimoren Borovec
Filloi sezoni i skive në vendpushimin dimëror Borovec të malit Rila. Për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm të borës, zona e skive do të jetë pjesërisht e hapur dhe me kompromise në cilësinë e pistave. Zonat e problemeve janë shënuar dhe rrëshqitja e natës nuk do të lejohet.
Masat antiepidemike do të zbatohen edhe në pistat - distanca sociale dhe maska që mbulojnë gojën dhe hundën, si brenda dhe jashtë.
Në hapjen e sezonit të skive asistoi Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..