305 milionë leva u caktuan për vaksinat kundër Covid-19
125 milionë leva (rreth 64 milion euro) u ndanë nga qeveria në mbledhjen e sotme në mënyrë që të sigurojnë vaksinat në luftën kundër Covid-19. “Bashkë me ta numri total kap shumën 305 milionë leva (rreth 156 milionë euro). Vaksinat janë falas dhe jepen vetëm me kërkesë të çdo bullgari”, tha Kryeministri Bojko Borisov dhe kujtoi se vaksinat janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe nga Komisioni Evropian.
Gjatë takimit të qeverisë, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov informoi se vaksinimi po shkon sipas planit dhe 3844 njerëz tashmë janë vaksinuar në të gjithë vendin.
Masa 60/40 do të zgjatet deri në shtator 2021
Në seancën e sotme online, qeveria zgjati masën 60/40 deri në fund të marsit dhe në javët në vijim zbatimi i saj do të garantohet deri në shtator 2021. Kjo u njoftua nga Kryeministri Bojko Borisov. Mbështetja për turizmin dhe transportin do të vazhdojë me masën 80/20 dhe nga 1 janari do të aplikohet ndihma prej 75/0 për bizneset e mbyllura.
Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari janë 1438
Rastet e reja të koronavirusit tek ne për 24 orët e fundit janë 1438. Kjo përbën 17.79 për qind nga 8084 testet e realizuara, prej tyre 3703 janë PCR, ndërsa 4381 – antigjeni. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar Informativ në mesënatë.
Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes - 246. Pasuar nga rrethet e qyteteve Varna me 171 raste dhe Plovdiv - me 128.
154 njerëz vdiqën me koronavirus të konfirmuar, 2919 u shëruan.
Një total prej 5023 pacientësh me Covid-19 mbetën në spital, nga të cilët 474 - në njësitë e kujdesit intensiv.
Rastet aktive në vend janë 76 684.
Thatësira dhe pandemia stresuan tregun e tokës
Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..