Parku Kombëtar Bullgar "Rilla" u shpall si i tillë në datën e sotme në vitin 1992. Ai shënon 29 vjetorin e themelimit të tij me një ditë të dyerve të hapura në qendrat e tij të vizitorëve, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva nga Bllagoevgradi.
Rilla është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Bullgari.Ai shtrihet mbi 81 mijë hektarë në pjesët qendrore dhe më të larta të malit Rilla në një lartësi prej 800 deri në 2925 metra. Në territorin e tij ka katër rezervate, më shumë se 120 liqene natyrore, shumica prej tyre me origjinë akullnajore. Atje burojnë tre nga lumenjtë më të mëdhenj në Bullgari - Marica, Iskër dhe Mesta.Pasuria e florës dhe faunës e bën atë globalisht të rëndësishëm për shkencën dhe trashëgiminë natyrore të planetit.Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..