Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romët insistojnë në një politikë efektive ndaj grupit etnik

Foto: BGNES

Konferenca e Përhershme e Romëve po përgatit një manifest parazgjedhor, i cili do t’u bëjë thirrje kandidatëve të angazhohen me masa dhe politika efektive për romët, tha për BNR avokatja Miglena Mihajllova nga organizata. “Komuniteti rom ka një rezervë të madhe të të rinjve dhe ata mund të jenë të dobishëm për ekonominë nëse riorientojmë mirë sistemin tonë arsimor”, tha Kallojan Damjanov, ekspert në fushën e pedagogjisë speciale dhe arsimit gjithëpërfshirës. Sipas tij, në krizën aktuale demografike, ne nuk kemi mundësi të humbasim asnjë të ri. Sot në faqen e organizatës në Facebook do të jetë i pari i një serie debatesh të titulluar “Investimi në romët - një investim për të gjithë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD