Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia rezervon të drejtën të veprimeve reciproke ndaj Bullgarisë

Maria Zaharova
Foto: EPA/BGNES

Rusia rezervon të drejtën për masa reciproke në lidhje me diplomatët rusë në Sofje të shpallur persona non grata nga Bullgaria. Këtë e tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zaharova.

Sipas saj, autoritetet bullgare po bëjnë një demarsh të një natyre të ngjashme për herë të pestë brenda një viti të gjysmë, pa siguruar ndonjë dëshmi, njoftoi BTA.

“Ne i bëjmë thirrje përsëri Sofjes zyrtare që t’i japë fund pjesëmarrjes së saj në “gjueti shtrigash”, gjë e cila dëmton interesat kombëtare të vetë Bullgarisë. Është koha të kthehemi në axhendën konstruktive bilaterale, e cila është shumë më e natyrshme për marrëdhëniet ruso-bullgare”, theksoi Zaharova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD