Muzika duhet të pasqyrojë jetën, që të mund të jetë e vërtetë dhe e çiltër, të mund të tregojë dhe të prekë - është i bindur Ljudmill Krumov.
Si pjesa më e madhe e muzikantëve, pavarësisht nga bllokimi, ai vazhdon të punojë dhe të komunikojë me botën përmes artit të tij të dashur. Projekti i tij i fundit quhet “Krivo Sadovsko në Svishtov” dhe është për big bend, orkestër të dhomës, orkestër popullore dhe solistë. Vështirë mund ta përfytyrojmë këtë, por pjesa tanimë është incizuar, kurse muzikantët ( dhe vendet, në të cilat janë bërë incizimet) gjenden në Holandë, Bullgari, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Interpretuesit janë përgjithësisht 15 ( nga të paktën 5 kombësi), ku secili ka incizuar nga disa pjesë. Ky variant origjinal i valles së njohur dhe të dashur bullgare gërsheton stile, histori, kohëra dhe kultura të ndryshme. Pamjet emocionale mbeten për një kohë të gjatë në vetëdijen e dëgjuesit, kurse vendimet muzikore bëjnë përshtypje me shpikjen dhe modestinë e vet. Çdo gjë filloi kështu:
“Një shok nga Bullgaria, Galin Nenov - Killa Bee (beatbox), propozoi të bëjmë diçka bashkë. Vallen “Krivo Sadovsko”- të cilën e dimë nga Petko Radevi, mu duk e përshtatshme - tregon Ljudmill. Filluam të korrespondojmë në internet. Në një moment incizova tambura, kitarë , bas dhe vendosa që ta kthejë në një pjesë, aranzhimi i së cilës të mund të bashkojë disa vija të ndryshme. Nga njëra anë është rruga, të cilën e kam kaluar në zhvillimin tim muzikor - unë merrem me xhaz, por gjatë viteve të fundit mësoj muzikën tonë popullore, kurse në një moshë më të herët kam luajtur valle popullore në një ansambël të valleve.
Mbaj mend euforinë nga vallja, mbaj mend kohën në të cilën ansamblet popullore kishin një vend të madh në jetën tonë. Big bendi, të cilin e përfshiva, simbolizon xhazin dhe ndikimet, të cilat kanë hyrë në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar. Në vepër ka një pjesë, e cila është shumë lirike, në të tingëllojnë orkestër harqesh, oboe, klarinetë dhe bas klarinetë, korno. I është përkushtuar klarinetistit profesor Petko Radev - një muzikant i njohur klasik, ai vite të gjata ka qenë solist në Scala di Milano. Në të njëjtën kohë kontributi i tij për muzikën popullore është shumë i madh - për sa i përket stilit, nxjerrjes së zërit. Incizon dhe popullarizon “Krivo Sadovsko” gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar dhe pjesa më e madhe prej nesh e dinë këtë valle nga interpretimet e tij. Kështu historia e tij “u gërshetua” në historinë time. Kurse beatboxi është simboli i së resë, i njerëzve të rinj, të cilët kërkojnë një mënyrë të ndryshme të shprehin veten e vet.”
Ljudmill e vazhdon rolin lidhës të muzikës dhe në zgjedhjen e muzikantëve - bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe në Bullgari, si dhe miq nga skajet e ndryshme nëpër botë.
“Saksofonat nga big bendi, si dhe pjesën e klarinetit i incizoi Konstantin Iliev, i cili jeton në Hagë. Bashkëshortja e tij Irma Cort incizoi pjesën me oboe . Ajo luajti gjithçka në mënyrë perfektë, jam i mahnitur nga profesionalizmi i saj. Trombonet i incizoi Pevell Shterbakov nga Rusia, një instrumentist shumë i mirë. Raya Hadzhieva - një bullgare, e cila ka përfunduar arsimin e vet të lartë në Amsterdam, ku jeton, incizoi dhe regjistroi të gjitha trumbetat. Alex Simu nga Rumania, një interpretues i shkëlqyer dhe kompozitor i muzikës për filma do të dëgjoni në bas klarinetë, u formua një gjë tepër e bukur.
Në sajë të Organizatës Bullgare Arsimore dhe Kulturore në Los Anxhelos u lidha dhe me muzikantë bullgarë, të cilët janë në Amerikë. Violinisti i njohur Moni Simeonov incizoi pjesët për violinë, Irina Çirkova – ato të violonçelit. Në këtë aventurë interkontinentale u përfshi dhe violinisti rumun George Dumitrio. Kuptohet nuk mundet pa Peyo Peevin - gëdullkë, Zhivko Vasilev - fyell.”
Pjesa do të jetë gati së shpejti, por për Radio Bullgarinë autori prezantoi paraprakisht dy fragmente të shkurtra nga seksione të ndryshme. Ato japin një përfytyrim për ritmet dhe gjendjet shpirtërore, si dhe për nderimin e thellë ndaj kulturës sonë tradicionale.
Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ludmilkrumov
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..