Të gjithë 15 kandidatët për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përgjigjen kërkesave ligjore, deklaroi Presidenti Rumen Radev pas dëgjimit të tyre publik.
Ai u bëri thirrje që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut. "Do të ketë një dekretin tim me kohë, por me një veçori – kjo do të ndodhë së bashku me njoftimin e qeverisë teknike," shtoi ai.
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova nga "Ka një popull të tillë" shprehu dëshirën që partitë dhe koalicionet të mos e kthejnë komisionin peng të mosmarrëveshjeve të tyre. Ajo vuri në dukje se megjithëse është mbrojtëse e votës me makina, nuk përjashton mundësinë të votohet me fletëvotime aty ku paraqiten rrethana të paparashikuara.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..