Për herë të parë që nga vitet 50, pelikanët kaçurrelë (Pelecanus crispus) u kthyen në masë në Parkun "Persina" afër Belene. Deri më tani, zogjtë e bukur, të cilët janë një specie e mbrojtur, bënin fole vetëm në Rezervatin "Srebërna". Parku "Persina" u krijua 20 vjet më parë për të mbrojtur pyjet e zonave të lagëta dhe ligatinat në komunat e Nikopol, Belene dhe Svishtov pranë lumit Danub.
Gjashtë vjet më parë, atje u lançua një projekt në mënyrë që më shumë pelikanë kaçurrelë të fillonin të folezonin në park. Në fillim, parku kishte vetëm 2 çifte pelikanësh kaçurrelë, por tani ka mbi 50 çifte.
Pelikani kaçurrel është një specie e vlefshme sepse është më e rrezikuara në Evropë. Ajo gjendet vetëm në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, njoftoi BNT.
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..