35 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.59% e 5936 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në 15 rrethe të vendit nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 në harkun e shënuar kohor. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7617. 744 pacientë janë të shtruar në spital. Prej tyre, 88 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 5 persona me koronavirus të konfirmuar kanë humbur betejën me sëmundjen. 4 persona u raportuan të kuruar. Të dielën 2 044 njerëz u vaksinuan. Dozat totale të vendosura janë tashmë 1 911 953. 874 080 bullgarë janë imunizuar plotësisht. Shumica e të vaksinuarve me ciklin e plotë janë në Sofje – 265 101, në Plovdiv – 87 984 dhe në Varna – 61 471.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..