Situata në Afganistan është e ndërlikuar, dhe prioriteti urgjent për Bullgarinë është evakuimi i qytetarëve tanë nga vendi,deklaroi ministri i jashtëm bullgar Svetllan Stoev gjatë kohës së Këshillit të Jashtëzakonshëm “Punë të Jashtme” të Bashkimit Evropian. Në të u riafirmua angazhimi i Brukselit për stabilitetin e Afganistanit dhe dhënien e ndihmës për popullsinë e vendit. Bullgaria është një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe ngjarjet në Afganistan tanimë po shkaktojnë pritje për një presion migracioni. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, eurodeputetja Elena Jonçeva, anëtare e delegacionit për lidhje me Afganistanin në Parlamentin Evropian, qe kategorike:
“Rreziku për Evropën dhe për Bullgarinë nga ana e Afganistanit është i madh. Bullgaria është pika e parë dhe në rast të një fluksi refugjatësh afganë në Evropë, do të jetë e vështirë për ne. Duhet të jetë e qartë se Evropa nuk mund të na lërë vetëm në këtë situatë. Ne nuk mund të jemi të dënuar për shkak të pozicionit tonë gjeografik. “
Sipas fjalëve të Jonçevës, Bullgaria është një pjesë nga Bashkimi Evropian dhe nuk duhet të marrë përsipër një peshë jo proporcionale - përgjegjësia duhet të ndahet:
“Autoritetet tanë duhet të kërkojnë një angazhim specifik e konkret nga Bashkimi Evropian në dy pika: çfarë marrëveshjesh konkrete do të bëjë Brukseli me shtete të treta, që të mund të marrin një pjesë nga fluksi i refugjatëve nga Afganistani. Dhe së dyti, çfarë ndihme konkrete do t'i japë Bullgarisë, duke pasur parasysh se ka një fluks të madh në kufirin tonë, me fjalë të tjera zhvendosja në vendet e tjera të BE -së duhet të jetë një angazhim shumë specifik. Nuk mund të pritet momenti i fundit. “
"Shteti bullgar reagon në mënyrë adekuate ndaj asaj që po ndodh në Afganistan," deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Stefan Tafrov, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, diplomat, ish përfaqësues i përhershëm në Këshillin për Siguri pranë OKB-së.
“Në vend të parë është kujdesi për bashkatdhetarët tanë në Afganistan, për riatdhesimin e tyre. Po kështu ka një kujdes nga ana jonë për afganët, të cilët kanë punuar për Bullgarinë gjatë të gjitha viteve të pranisë sonë aty. Ne po kështu u detyrojmë atyre ndihmë”, sqaroi Tafrov.
Disa forca politike në Bullgari tanimë filluan të flasin për një presion të rëndë të migracionit. Sipas ministrit të jashtëm Svetllan Stoev akoma nuk mund të flitet për një të tillë. Sidoqoftë, qeveria e përkohshme është gati të dërgojë 1000 trupa në kufij. Partia Patriotike jashtë parlamentare VMRO kërkoi reparte vullnetare të ndihmojnë autoritetet kufitare.
“Presioni i migracionit është i mundshëm, por akoma nuk është fakt - komenton Stefan Tafrov. Kuptohet se duhet të marrim masa që ta kufizojmë. Për fat të mirë, agjencitë e specializuara të OKB-së, siç është Komisariati i Lartë për Refugjatët, Programi Botëror i Ushqimit e kështu me radhë janë të paprekur në Afganistan. Duket se talebanët nuk i afrojnë ato dhe ky është kanali natyror, nëpër të cilin mund të ndihmojnë afganët në mënyrë që ata të mos ikin nga vendi ".
Nuk duhet spekuluar shumë me valën e emigrantëve, tha Nikollaj Mlladenov për BNR, deri vonë Koordinator Special i OKB -së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
“Sipas meje ajo e cila duhet të bëhet është që Bashkimi Evropian, NATO-ja, madje dhe të gjithë fqinjët e Afganistanit, në mënyrë të qartë dhe kategorike të deklarojnë se nuk do të lejojnë një kthim në kohërat e errëta – rrjedhojë e qeverisjes së talebanëve. Kjo do të thotë jo vetëm deklarata të ministrave, por dhe mekanizma shumë të qarta të monitorimit në vend”.
Mes 300 000 dhe 5 milionë afganë pritet të largohen nga vendi. A është gati Evropa që të marrë përsipër një valë të re të fuqishme të emigrantëve?
“Mendoj se që të gjithë duhet të kenë mësuar me vëmendje të madhe mësimet nga vala e mëparshme e emigrantëve dhe institucionet në të gjithë Evropën të jenë të përgatitura për një rrezik të ngjashëm. Por në këtë moment nuk duhet të spekulohet me një rrezik të tillë, sepse a do të ndodhë kjo apo jo, varet prej faktorëve të shumtë, të cilët akoma janë nën kontrollin e Perëndimit, të aleatëve dhe partnerëve tanë - vë në dukje Mlladenov. Përpjekjet që këtu e tutje duhet t’i drejtohen jo provokimit të frikës nga një valë e re, por duhet të evitohet çdo përpjekje e talebanëve për të kthyer kohërat e errëta në Afganistan. Nëse kushtet janë të vëna qartazi, dhe nëse me të vërtetë talebanët kërkojnë një legjitimitet ndërkombëtar, për të cilin pohojnë se e duan ta marrin, atëherë mundet që të mos të ketë një valë të tillë dhe të mos të shikojmë shqetësime të tilla në Evropë dhe në vendet e tjera në regjion.”
Intervista: Irina Nedeva dhe Daniella Goleminova, BNR-Horizont”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..