Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjëmon Marica” – himni i Bashkimit të Bullgarisë

Foto: arkiv

Ditën e Bashkimit të Bullgarisë tingëllon pa ndryshim një nga këngët emblematike të dekadave të fundit të shekullit XIX – një kohë në të vërtetë heroike për Bullgarinë. Këngën “Gjëmon Marica” e kënduan vullnetarët bullgarë, opëllçenas, në Luftën Ruso Turke (1878), e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më vonë ajo ngrinte shpirtin ushtarak dhe shoqëronte sukseset e ushtrisë bullgare nëpër fushat e betejave gjatë Luftërave të mëvonshme Ballkanike. 

“O bij bullgarë, e gjithë bota po na shikon. Le të ecim drejt një fitoreje të lavdishme. Marsh, marsh me gjeneralin tonë! Le të fluturojmë në betejë, armikun ta mposhtim!”

Teksti i variantit të parë të këngës u krijua nga Nikolla Zhivkov, arsimtar, publicist, autor i librave shkollorë, krijues i kopshtit të parë fëmijësh tek ne, një rilindës i vërtetë. Pas Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, “Gjëmon Marica”, por tashmë sipas tekstit të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov, u bë himn i Bullgarisë dhe e kreu zyrtarisht këtë rol deri në vitin 1948.

Të dhënat më të përhapura për origjinën e melodisë na kthejnë në mesin e shekullit XIX, kur pas shpartallimit të revolucionit në Perandorinë Austriake (1848) një grup i madh austriakësh duke përfshirë edhe Lajosh Koshut u vendosën për banim në qytetin bullgar Shumen. Ndër ta ishte edhe muzikanti Mihaj Shafran, krijues i orkestrës së parë bullgare nga tipi evropian. Një nga meloditë me popullaritet të cilën e ekzekutonte ky formacion u kthye në një këngë me tekst bullgar.  Më  vonë ajo u bë baza për muzikën e këngës “Gjëmon Marica”.

Versioni që dihet sot po redaktohet nga kompozitori ynë i famshëm Aleksandër Tanev.

E konsideruar gabimisht si një nga simbolet e sundimit monarkik, kënga madje u ndalua për ca kohë.

Pas ndryshimeve politike në vendin tonë në vitin 1989, ajo përsëri zuri vendin e saj midis marshimeve patriotike dhe tingëllon pa ndryshim në festat tona kombëtare.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD