Arritja e përparimit në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte fokusi i një takimi në Sofje midis Presidentit bullgar Rumen Radev dhe Komisionerit Evropian të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhelyi. Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev gjithashtu mori pjesë në bisedë. Radev tha se Bullgaria pret veprime efektive nga institucionet e BE -së për të promovuar vlerat e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë Veriore. Presidenti theksoi se 120 000 shtetas bullgarë në Maqedoninë Veriore janë gjithashtu shtetas të BE-së dhe vendi ynë shpreson te mbështetja e institucioneve evropiane për respektimin efektiv të të drejtave të tyre, njoftoi zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..