334 veta kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ky është numri më i madh i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Bullgari. 94.31% e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar, sipas portalit coronavirus.bg. Zakonisht të martën shpallen të dhënat më të larta të të sapo infektuarve dhe të vdekurve në bazë javore për shkak të barazimit të të dhënave sipas rajoneve pas fundjavës.
5286 persona janë infektuar rishtas me koronavirus në 24 orët e fundit. 11% e 48 136 testeve të kryera janë pozitive. 85.7% e pacientëve nuk janë vaksinuar.
Të sëmurët aktivë janë 114 301. 8516 veta janë shtruar në spital. 723 persona të infektuar janë në terapi intensive. 1411 janë pranuar rishtazi në spitale. 89% e tyre nuk janë vaksinuar. 3496 persona janë shëruar gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh.
Të hënën janë dhënë 13 290 vaksina. 1 571 841 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..