Ndër surprizat që sollën këto zgjedhje është partia që po shfaqet si forca më e vogël parlamentare e mundshme, por që hyn për herë të parë në parlament – “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/. Qëllimi i partisë është të bëhet forca e parë politike dhe të qeverisë Bullgarinë në mënyrë të pavarur, tha lideri i partisë Kostadin Kostadinov në një intervistë për BNR. Ai tha se nëse hyn në parlament, partia është e gatshme të bisedojë me të gjitha forcat politike, në qoftë se edhe ato janë të gatshme për dialog.
"Ajo në të cilën “Ringjallja” beson është se Bullgaria ka forca të mjaftueshme për të qenë një faktor i pavarur, se nuk ka nevojë për një "vëlla të madh" tjetër," tha Kostadinov, duke shtuar se partia e tij dëshiron parandalimin e shkatërrimit të monedhës bullgare. Sipas tij, kushtet për anëtarësimin e Bullgarisë në BE duhet të rinegociohen që t’i përgjigjen interesit tonë kombëtar.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..