Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie me më shumë se 1000 infeksione të reja Covid në ditë

Foto: arkiv

2839 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit krahasuar me 3869 ditë më parë, sipas portalit coronavirus.bg. 9% e 31 683 testeve të kryera janë pozitive.

164 veta kanë vdekur në 24 orët e fundit. 92% e tyre nuk janë vaksinuar. 3349 pacientët e shëruar në ditë e tejkalojnë sërish numrin e të infektuarve rishtazi.

Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë ka rënë nga 111 662 në 110 988. Në spital janë shtruar 7544 pacientë. 761 prej tyre janë në terapi intensive. Të sapoardhurit në spital janë 770 dhe 90 për qind e tyre nuk janë vaksinuar.

Të mërkurën janë dhënë 21 520 vaksina. 1 660 819 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD