Për herë të dytë në Bullgari po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Portretit (International Portrait Film Festival). Deri më 27 nëntor adhuruesit e kinemasë në qytetet Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Varna mund të shikojnë portrete intriguese kinematografike, të cilët vijnë nga 5 kontinentet dhe mbi 25 shtete - histori biografike dokumentare, portrete të njerëzve dhe idetë e tyre, eksperiment vallëzimi, i cili gjallëron në ekranin e madh. Programi propozon 55 filma të shkurtër për një shijim të gjatë, të cilët do ta bëjnë spektatorin të ndihet në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç është dhe motoja e festivalit. Edicioni i dytë i International Portrait Film Festival është në një partneritet përsëri me platformën ndërkombëtare të festivalit Cinenso, e cila do të jetë mikpritëse e onlinë versionit të festivalit të filmit, që fillon më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..