Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1455 janë rastet e reja me Covid-19, 61 037 persona kanë marrë një vaksinë të tretë

Foto: BGNES

1455 janë rastet e reja me Covid-19 në Bullgari në 24 orët e fundit, tregojnë 22 554 testet e kryera, njofton Portali i Unifikuar të Informacionit për koronavirus në orën 00:00 të datës 21 nëntor 2021. 84.05% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar.

Numri i të sëmurëve aktivë me Covid-19 ka rënë në 108 260. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 262 pacientë dhe 91,22% e tyre nuk janë imunizuar. Numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale në Bullgari është 7332, prej tyre 759 janë në reparte të terapisë intensive.

56 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, 1743 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7267 doza vaksine. Numri i personave me një cikël të plotë imunizimi në Bullgari është 1 690 821, dhe ata me një dozë përforcuese tashmë janë 61 037.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD

Gjykata Kushtetuese urdhëroi një rinumërim të ri të fletave të votimit

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..

botuar më 25-02-27 8.57.PD