Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon rregullime në politikën e gjelbër të BE-së

Foto: BGNES

Vendet e BE-së duhet të vendosin vetë se si të arrijnë qëllimet e përbashkëta të politikës së gjelbër të komunitetit sipas mundësive të tyre. Si një vend më i varfër, Bullgaria beson se qëllimet e përdorimit të energjisë së pastër për ngrohje dhe ftohje të ndërtesave, si dhe në transport, janë shumë ambicioze dhe kërkojnë financime që nuk janë në përputhje me aftësitë e vendeve. Bullgaria mendon se nuk do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat e larta për rritjen e konsumit të hidrogjenit.

Këtë e deklaroi në Këshillin e Transportit dhe Energjisë në Bruksel, zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e vendit në BE, Ivanka Tasheva. Ajo bëri thirrje që energjia bërthamore dhe gazi të përfshihen në aktivitetet ekonomike të BE-së për mjedisin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD