Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekreti i Eleonora Kryger – në gjurmët e familjes Romanovi në fshatin Gabarevo

Eleonora Kryger duke vizituar ushtarakët rusë nga Garda e Bardhë në qytetin Shipka.
Foto: arkiv

Gjatë vitit 2017 autoritetet në Rusi njoftuan se kanë gjetur eshtrat e zhdukur të dy trashëgimtarëve më të rinj të fronit Romanovi, për të cilët u përfol se i kishin shpëtuar  ekzekutimit të përgjakshëm të Nikollait të II dhe familjes së tij. Por banorët e fshatit Gabarevo (Bullgari Jugore) thonë të kundërtën, e pikërisht se Aleksej dhe Anastasia Romanovi me qetësi dhe në anonimitet të plotë e kanë pritur vdekjen e tyre këtu në zemër të Luginës së Trëndafilave.

Princesha Anastasia Romanova dhe Eleonora Kryger

Tema shqyrtohet periodikisht nga mediat dhe hetuesi në pension Bllagoj Emanuillov botoi dy libra ku shkruhet se Aleksej dhe Anastasia kanë banuar në fshatin bullgar Gabarevo, të fshehur pas emrave Eleonora Kryger dhe Zhorzh Zhudin.

Një seri të dhënash dhe rastësish të çuditshme me identitetin e fëmijëve mbretërorë i kthejnë personazhet misterioze nga Gabarevo në një legjendë.

Gjatë vitit 1922, e paditur se që ku, një grua e re me një sjellje aristokratike me emrin Eleonora Albertova Kryger, mbërriti në Gabarevo. Por, të gjithë e quanin zonja Nora. Ajo filloi të jetonte bashkë me mjekun rus i cili kishte ardhur në fshat një muaj më parë, doktor Aleksiev, me të cilin u martua më vonë. Një vit më vonë tek ata erdhi dhe u akomodua një i ri i sëmurë. Ai u regjistrua në bashki me emrin Zhorzh Zhudin.

Shikoni reportazhin nga fshati Gabarevo me rrëfimet e dëshmitarëve okularë të bashkëkohësve të Eleonora Kryger. Mund ta rregulloni  përkthimin nga cilësimet në fund djathtas.

Por çfarë kujtojnë banorët e Gabarevos për Eleonora Kryger?

Zonja Nora ka pasur sjellje të rafinuara, ka folur disa gjuhë, ka luajtur në piano, ka qëndisur qëndisje ruse të bardha dhe shumëngjyrëshe. Ka lexuar shumë dhe ka pirë duhan vazhdimisht, ka përdorur dhe opium. U ka dhënë mësime fëmijëve të fshatit. Në kufirin midis qafës dhe buzës së djathtë  ajo ka pasur një plagë me shenjë prej arme zjarri. Ka qenë e plagosur dhe në kraharor.

Stefana Nestorova ruan si një relikt të shtrenjtë një pikturë të pikturuar nga zonja Nora që i është dhënë për sukseset e saj në shkollë.

Stefana Nestorova është mes bashkëkohësve të pakët të gjallë të Eleonora Krygerit. Ajo kujton zërin e saj të mbytur dhe të ngjirur:

“Ajo mbante gjithmonë një shall të lehtë rrëshqitës sepse shenja në qafë ishte shumë e dukshme - disi e pahijshme për të treguar një gjë të tillë. Ndoshta ishte nga periudha kur e kanë përpunuar në Turqi, pasi kanë udhëtuar me anije. Nuna ime më pati thënë se në fund të jetës, zonja Nora i ka treguar se kur ka qenë e vogël e kanë larë në një vaskë të praruar. Ka pasur shërbëtore të saj personale e cila e ka krehur, e ka veshur dhe është kujdesur për të.”

Në qendër të fshatit, bashkëfshatarët kanë ngritur një pllakë përkujtimore për nder të doktorit Aleksiev dhe të Eleonora Krygerit të dashur prej tyre:

“Unë personalisht kam dëgjuar nga fqinjët e mi sesi i ka mësuar të luajnë në piano, si dhe shumë gjëra të tjera nga bota mondane të pakuptueshme për ta. Tani duam që në katin e poshtëm të Shtëpisë së Xhananovit në të cilën ka jetuar dhe Vasill Levski,  të paraqitim një koleksion kushtuar zonjës Nora dhe ai të përfshihet në listën turistike të bashkisë  Pavell Banja” - thotë Maria Kucarova nga qendra e vatrës së kulturës së fshatit.

Maria Kucarova në Shtëpinë e Xhananovit në fshatin Gabarevo

Fakte, hamendje apo mistifikim?

Akoma derisa zonja Nora dhe Zhorzh ishin të gjallë, në fshat  përflitej se ishin me prejardhje mbretërore. Në mesin e shekullit të 20-të, në një spital në qytetin Ballçik në Detin e Zi, një ushtar rus u tregoi dëshmitarëve atëherë sesi Nikolla i II personalisht e ka ngarkuar atë që të nxjerrë princin e ri dhe princeshën Anastasia nga pallati dhe t'i fshehë. Pas peripecive të shumta, fëmijët e mbretit  kanë hipur në një anije në Odesë. Por në  rrëmujë e sipër, Anastasia u plagos nga një armë zjarri e Kalorësisë së Kuqe.

Princi Aleksej Romanov (majtas) dhe Zhorzh Zhudin. Sipas shumë njerëzve, ngjashmëria mes tyre është e habitshme

Zhorzh Zhudin vdiq në vitin 1930 me simptoma, të ngjashme të hemofilias - një sëmundje nga e cila vuante dhe vetë Princi Aleksej. Ai është i varrosur në varrezën e vjetër të fshatit. Afro çerek shekull më vonë, ndërroi jetë dhe Eleonora Kryger, e cila mori me vete dhe sekretin për veten e vet. Ajo është varrosur nga ana e majtë e Zhorzhit.

Tani eshtrat e Norës dhe të Zhorzhit mbahen në një vend të fshehtë nga hetuesi Bllagoj Emanuillov dhe vetëm një ekzaminim i pavarur i ADN-së mund ta zgjidhë misterin. Por, për arsye të ndryshme asnjë nuk e merr përsipër të financojë analizën e shtrenjë.

Shikoni akoma: Gabarevo – fshati i 100 gypave

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD