Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 5023. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 20% e 25 067 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit janë 5639, nga të cilët 594 në repartin e terapisë intensive. Të sapoardhurit janë 639 dhe 83,88% e tyre nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 93 persona dhe 89,25% e tyre nuk janë vaksinuar. 5078 pacientë u raportuan të shëruar.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 1016, Varna - 757, Plovdiv - 455 dhe Burgas - 386.
Numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit është 5 407 veta. Në Bullgari tashmë janë 2 032 358 persona me një cikël vaksinimi të përfunduar dhe 663 265 me tre doza.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..