Në 24 orët e fundit u zbuluan 515 raste të reja të koronavirusit në vend. Mbi 68 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 9.5 për qind e 5423 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg
Në spitale trajtohen 3172 pacientë me Covid-19, prej tyre 413 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 77 të infektuar u pranuan në spitale në 24 orët e fundit. 82 për qind prej tyre nuk kanë imunizim kundër koronavirusit.
Në 24 orët e fundit vdiqën 21 veta me Covid të konfirmuar dhe të gjithë ata nuk kishin vaksina. U shëruan 868.
Të dielën u bënë 350 vaksina.
Testet për koronavirusin u përgjysmuan brenda një muaji.
75 nga 10 000 persona janë të infektuar me grip ose sëmundje akute të frymëmarrjes në fund të shkurtit. Në vitin 2021 në të njëjtën kohë të infektuarit ishin 57 nga 10 000. Më shumë sëmuren fëmijët nën 14 vjeç.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..