Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 prilli vjen me shpresën se, mjekët e rinj do të mbeten në Bullgari

Foto: BGNES

Dita botërore e shëndetit - 7 prill shënohet si një festë profesionale e mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësor. Festa përsëri është një shkak të falënderojmë për përpjekjet, kujdeset dhe përsosmërinë e vazhdueshme në profesionin e njerëzve me përparëse të bardha.  Pozicioni i mjekut është më shumë se një punë, është një mision njerëzor, madje mund të quhet dhe art. Mjeku duhet që ti përkushtohet  krejtësisht punës së tij dhe të jetë pranë pacientëve, pa u menduar për ditën e vet të pushimit” - fjalët janë të njërit prej mjekëve më të mirë në vendin tonë - doktorit Georgji Stamenov, themelues i spitalit për shëndetin e grave “Nadezhda”.

Georgji Stamenov

Doktori Stamenov beson në ëndrrat, të cilat realizohen përmes zbulimeve shkencore në mjekësi dhe ka shpresa të mëdha për kolegët e tij të rinj, të cilët i trajnon dhe i përgatit në praktikën e tij mjekësore. Por, për punën e denjë të mjekëve tek ne është e nevojshme dhe një pagesë e denjë, që t’u sigurohet një qetësi në punë dhe një sedër të tillë, që ata të mos kërkojnë kushte më të mira për jetesë jashtë shtetit. Këtu kuptohet, vjen dhe roli i shtetit.

Ditë të numëruara përpara festës profesionale të mjekëve filloi të flitet  për rritjen e rrogave të tyre të punës. Sindikatat dhe qeveria janë marrë vesh që paga bazë në sektor të rritet me gati 60% krahasuar me kontratën kolektive aktuale. /Në shifra kjo do të thotë se paga e mjekut nuk do të jetë më e ulët se 1900 leva dhe për infermierët do të jetë 1500 leva/. Sipas përfaqësuesve të sindikatave, qëllimi i këtij shtimi është të zëvendësojë Covid shtesat, të cilat jepeshin ndaj rrogës së mjekëve gjatë kohës së pandemisë. Por, tani për tani menaxherët e spitaleve, më në veçanti në qytetet e vogla, shikojnë me një mosbesim ndaj parave shtesë të premtuara, me të cilat ata mund të shtojnë të ardhurat e mjekëve.

Çmimi i shëndetit tek ne mbetet i lartë për pacientin, kurse Bullgaria  është vend, ku pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë me të ardhura të larta. Prandaj këtu akoma më i rëndësishëm është besimi tek mjeku si njeri dhe specialist.

“Gjithmonë i këshilloj pacientët e mi të drejtohen sipas intuitës së tyre personale. Kur e shikoni mjekun në sy dhe kur flisni pak me të, zëri juaj i brendshëm do tu thotë gjëra më të vërteta sesa çdo një kompjuter me informacion. Përndryshe, çështja me rrogat e mjekëve tek ne nuk qëndron në një mënyrë më të ndryshme sesa tek mjekët nëpër botë. Çdo një praktikë e specializuar është e lidhur dhe me financa, sepse, që të mund të blihet një pajisje e caktuar, përtë aplikuar një metodë në mjekësi, ne në mënyrë të domosdoshme mbështetemi tek financimi. Aty llogaritet sa kushton pajisja dhe sa para do të kthehen prej saj në klinikën përkatëse.Prandaj nuk është mjeku ai që përcakton çmimin në mjekësi, kjo është edhe çështje e mekanizmave të tregut që i kërkojnë rrethanat”.

Sipas doktorit Stamenov kur ti i tregon pacientit se e kupton problemin e tij dhe e di sesi do ta zgjidhësh, kur tregon një bindje në këtë, sesi të veprosh, atëherë lind besimi. Por, kohët e fundit lind dhe një problem tjetër:

“Gjithnjë e më shumë njerëz informohen dhe u besojnë internet kërkuesve. Ata mendojnë se dinë më shumë nga ekspertët, por kjo nuk është kështu. Kjo sjellje është e vlefshme për të gjitha fushat e njohjes, rrezikohet ekspertiza. Por, e mira është se, bullgari ka një besim të plotë tek mjeku, kërkon mendimin e tij dhe puna e mjekut gëzon respektin e duhur.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, endometriosis.bg, nadezhdahospital.com, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD