Në 24 orët e fundit u regjistruan 439 raste të reja me Covid në vend. 64 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 6.9 për qind e 6373 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 1595 në 132 914. Në spitale u shtruan 93 persona të infektuar. 70 për qind ose 66 e të shtruarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Numri i personave të trajtuar në spital ra në 762. Në terapi intensive janë 77 të infektuar.
12 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit
Të enjten u dhanë 1144 vaksina. 2 056 625 persona janë me imunizim të përfunduar. 749 118 nga të imunizuarit kanë një dozë përforcuese.
Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e emigrantëve në 70% përgjatë kufirit, dhe në brendësi të vendit ka 46% më pak të arrestuar në krahasim me..
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov, në një letër drejtuar Patrikut të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes në..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve..