Në lidhje me pyetjen nëse Bullgaria duhet apo jo të anëtarësohet në eurozonë, unë do të pyesja nëse ka ndonjëri në Bullgari që dëshiron të bjerë Bordi Monetar, tha Kristalina Georgieva, drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Deri më tani nuk kam parë asnjë sondazh sociologjik për heqjen e Bordit Monetar dhe mbrojtjes që ai na jep. Dhe meqenëse në vendin tonë kemi Bord Monetar dhe valuta jonë është e lidhur me euron, është shumë më mirë të marrim pjesë në formimin e politikave që kanë ndikim në Bullgari”, tha Georgieva. Ajo parashikon se në vitin 2023 inflacioni do të mbahet nën kontroll.
Georgieva u nderua me titullin "Doctor Honoris Causa" në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..