Ashtu si qytetet e lashta greke debatonin dikur se ku ishte vendlindja e Homerit, ashtu sot dy qytete malore bullgare - Bansko dhe Samokov, diskutojnë se ku është vendlindja e Shën Paisij Hilendarski, krijuesi i "Historisë Sllavo-Bullgare". Monumente të iluministit murg janë ngritur në fshatin Dospej dhe në qytetin Bansko.
Por monumentet më të rëndësishme të gjalla të Shën Paisij janë dorëshkrimet e historisë së tij. Prandaj që në vitin 1762 ai u drejtori thirrje lexuesve të vet: “Unë e doja shumë fisin bullgar dhe atdheun dhe punoja shumë për ta mbledhur historinë e popullit bullgar në këtë libër të vogël për të mirën dhe lavdërimin tuaj. E shkrova për ju që e doni fisin tuaj dhe atdheun bullgar dhe doni të dini për popullin dhe gjuhën tuaj. Rishkruajeni këtë histori dhe paguani, le ta rishkruajnë për ju ata që dinë të shkruajnë dhe mbajeni atë që të mos zhduket!”
Sot ruhen më shumë se 70 dorëshkrime të këtij libri revolucionar për bullgarët. “Historia Sllavo-Bullgare, e shkruar 260 vjet më parë në Manastirin “Zografski”, ka kaluar nga dora në dorë dhe i ka dhënë fill Rilindjes Bullgare.
Që në parathënien e librit, autori u kundërvihet përfytyrimeve antike për paracaktimin e Zotit dhe e ridrejton justifikimin për kotësinë dhe ndryshueshmërinë e fatit njerëzor në idenë optimiste se e keqja nuk është e përjetshme, se popujt e padrejtë si bullgarët mund të kenë një fat më të mirë.
Murgu ka udhëtuar shumë në trojet bullgare dhe për këtë arsye e ka njohur shumë mirë publikun e vet, këta kanë qenë "ararë të thjeshtë, gërmues, barinj dhe zejtarë, besnikë ndaj gjuhës dhe fisit të tyre". Si historian, duke filluar që nga kohët biblike, Paisij tregon për 33 sundimtarë bullgarë, duke theksuar 13 prej tyre. Ky është një panteon, sipas të cilit edhe sot e kësaj dite, pa e ndryshuar interpretimin, librat mësimorë bullgarë ekspozojnë të kaluarën tonë mesjetare. "Kështu, nga e gjithë familja sllave, ata ishin më të fortët dhe më të nderuarit, dhe shenjtorët e parë sllavë ishin nga fisi bullgar" u thotë Pajisij bullgarëve, që t’i frymëzojë shpresë një populli të robëruar në vazhdim të shumë shekujve.
Pajisij Hilendarski ka grumbulluar një përvojë të konsiderueshme në malin Athos, në debatet me klerin helen, serb dhe rus. Prandaj, nuk është e rastit se disa pjesë të Historisë së tij na duken profetike: "Këtu, kujdes lexues, do të flasim shkurt për mbretërit serbë" dhe "Për mësuesit sllavë". Atje Shën Pajisij kundërshton kategorikisht përpjekjet e bëra edhe atëherë për të nënvlerësuar rëndësinë e bullgarëve për krijimin dhe përhapjen e shkrimit dhe kulturës mesjetare bullgare, duke u dhënë atyre një pamje jopersonale "sllave": "Rusët, serbët dhe të tjerët mburren se ata i kanë adoptuar më parë letrat sllave dhe pagëzimin, por nuk është kështu. Ata nuk mund të japin asnjë provë për këtë."
Paisiij dëshmon se besimi i krishterë është thelbësor për shpëtimin e bullgarëve, duke përshkruar shkurtimisht martirët dhe figurat e reja bullgare të kohës osmane, si Shën Pimen Zografski, Shenjtorët Dimitria Novi Besarbovski, Dëshmorët e Sofjes Shën Gjergji, Shën Nikolla dhe Shën Therapontia, si dhe Shën Engjëlli i Follorinës, i cili u lavdërua në Manastir, “në trojet bullgare”, në vitin 1750.
Historiani bullgar u dërgon gjithashtu një mesazh politik bashkatdhetarëve të tij: bullgarët ishin të lavdishëm dhe trima, ata i kishin sundimtarët e tyre dhe kishin një shtet të barabartë me pjesën tjetër të Evropës. Por për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, si dhe në luftërat me serbët dhe grekët, Zoti i ndëshkoi duke ua hequr lirinë të gjithë këtyre popujve. Por Zoti është i mëshirshëm. Nëse bullgarët qëndrojnë të vendosur në etikën e tyre të krishterë, arrijnë marrëveshje me njëri-tjetrin, fillojnë të arsimohen dhe vazhdojnë të punojnë, atëherë Zoti do t'u kthejë lirinë dhe shtetin. Pikërisht për këto parashikime, të cilat u realizuan me sukses, pak a shumë, gjatë Rilindjes Bullgare, duhet ta nderojmë Paisij, jo vetëm si shenjtor, por edhe si profet kombëtar dhe rojtar të etikës ortodokse.
Në librin e tij "Kohë të përbetuara" / 2005 / Koljo Angellov ka shkruar një legjendë, e cila i ripohon parashikimet e Shën Pajisji. Kur në vitin 1864 reformatori i madh osman Mithat Pasha shkoi për ta kryesuar Krahinën e Danubit, e kaloi natën në Shumen. Atje ai u zgjua herët në mëngjes nga një zhurmë çekiçësh. Kur Pashai pyeti se kush bën kaq zhurmë, i thanë se këta janë mjeshtrit bullgarë që fillojnë punën. “Dhe kur e nisin punën turqit?”, pyeti sërish Mithat Pasha. I thanë se turqit nuk praktikojnë zeje. Reformatori xhonturk nuk tha gjë tjetër veçse: “nuk do të sundojmë gjatë mbi bullgarët”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ivo Ivanov, BGNES, arkivHyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..