Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shqyrtoi letrat e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe Patriarkut Serb Porfiri mbi statusin kanonik të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Sinodi vendosi të heqë përçarjen kanonike mbi Kishën Ortodokse në Shkup. Çështja e emrit të kishës në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shqyrtuar, njoftoi Patriarkana Bullgare.
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha se kjo është një politikë e koordinuar midis shtetit bullgar dhe kishës. "Ata e njohin kishën e Maqedonisë Veriore, por do të mendojnë për emrin e saj. Kush jeni ju që të mendoni?" - pyeti Pendarovski në një intervistë për televizionin 24 të Shkupit.A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..