Vera erdhi me protesta në vendin tonë. Pasionet në shoqëri janë ndezur nga dy kriza paralele - ajo politike, e lidhur me votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Kirill Petkov, dhe ajo ekonomike, e diktuar nga rritja e inflacionit dhe rritja e çmimit të karburanteve, që po i prekin më të varfrit në BE.
Një sërë protestash politike priten edhe më 22 qershor në kryeqytetin bullgar, ku në mbrëmje Parlamenti do të votojë mosbesimin ndaj qeverisë.
Përkrahësit e kabinetit të Petkovit po organizojnë një tjetër demonstratë për të shprehur mbështetjen e tyre për ndryshimin në Bullgari dhe të ardhmen pro-evropiane të vendit.
“Le të mos kthehemi vite mbrapa, le të mos rriten breza të tjera fëmijësh në një mjedis protestash”, tha një nga pjesëmarrëset në ngjarje. - Ne kemi një qeveri që nuk është ideale, por që ka treguar qartë se do të zhvillojë një politikë me reforma pro-evropiane. Unë si qytetare jam e frikësuar nga ajo që pamë javën e kaluar – një koalicion të ri, që përfshin pushtetarët e mëparshëm: GERB, DPS, të cilat janë të lidhura qartë me mafien, "Ka një popull të tillë" që u deklaruan në mbështetje të tyre dhe partinë "Vëzrazhdane", të cilët janë padyshim ndërmjetës të ndikimeve pro-Putin në Bullgari".
Edhe partia më e vogël parlamentare, nacionaliste “Vëzrazhdane”, bëri thirrje për një tjetër protestë, por kundër kabinetit qeverisës Petkov. Një pjesëmarrës në demonstratën e 21 qershorit i paraqiti arsyet e protestës:
“Unë personalisht besoj se mosbesimi do të votohet me sukses. Kjo është ndoshta hera e parë që amerikanët nuk kanë realisht një plan "B." Besoj se gjendja e tanishme është e paparashikueshme dhe prandaj ata po përdorin të gjitha mjetet e tyre mediatike për ta shpëtuar situatën. Ata nuk janë aq të frikshëm. Mendoj se jemi në prag të rrëzimit të tyre."
Kriza aktuale politike erdhi pasi ish-partneri i koalicionit në pushtet partia "Ka një popull të tillë" tërhoqi besimin tek ministrat e saj në kabinet, e zhgënjyer nga veprimet e Kryeministrit lidhur me veton e Bullgarisë ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Por më pas 6 deputetë u larguan nga “Ka një popull të tillë” dhe i qëndruan besnik kabinetit. Mes tyre është edhe Ministri i Sportit Radostin Vasilev. Pikërisht në mes të partisë në largim, partia në pushtet e sheh çelësin e dështimit të saj në votimin e mocionit të mosbesimit.
Para votimit “Ka një popull të tillë” gjithashtu organizoi një protestë para Ministrisë së Sportit në Sofje. Të pakënaqurit insistojnë për tërheqjen e deputetëve që u shkëputën nga grupi parlamentar.
Demonstratave politike para votimit të mocionit të mosbesimit në Parlament duhet t'u shtojmë edhe protestën, e diktuar nga situata ekonomike në Bullgari, ku inflacioni vjetor për majin 2022 është 15.6%. Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve është rritja e çmimit të karburanteve. Për shkak të tyre, tre orë para votimit, pas ndërtesës së Kuvendit Popullor në Sofje do të mbahet një protestë kombëtare kundër çmimeve të larta të karburanteve. Ngjarja është e organizuar në rrjetet sociale.
Përveç në Sofje, protesta që nga fillimi i javës po zhvillohen edhe në një sërë qytetesh bullgare, janë duke protestuar edhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BNR, BGNES
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..