Tashmë jemi para një vale të re të Covid-19 dhe për dy-tre javë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve rishtas, njoftoi për Nova Tv inspektori shtetëror shëndetësor, Doc. Angjell Kunçev. Ai shënoi si arsye të rritjes së pritshme bullgarët e shumtë që pushojnë në Greqi, ku ka një rritje të ndjeshme të rasteve dhe të numrit të pacientëve në spitale. Sipas inspektorit shëndetësor, shumica e të prekurve nuk do të kenë nevojë për trajtim spitalor.
“Shtami është ende Omicron, edhe pse me disa varietete. Megjithatë, ne kemi frikë nga shfaqja e një shtami të ri në vjeshtë, për të cilin nuk do të kemi imunitet të vazhdueshëm”, shtoi ai.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..