“Deri në këtë moment, ne nuk kemi 121 vota mbështetje për një kabinet të ri”, u tha gazetarëve Ministri i Financave dhe kandidati për Kryeministër Asen Vasilev. Ai theksoi se bisedimet për mbështetje në parlamentin bullgar prej 240 deputetësh janë ende në vazhdim, por nëse nuk sigurohet, mandati do t’i kthehet i paplotësuar presidentit Rumen Radev. Një qeveri e pakicës në një parlament të tillë nuk mund të realizojë një qeverisje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të vendit, shtoi Vasilev.
Sipas tij, programi i qeverisjes së kabinetit të ri të mundshëm është në konsultime përfundimtare me deputetët dhe pritet të bëhet publik sot.
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..