Nga Bullgaria kërkohen përpjekje maksimale që të plotësohen nevojat specifike dhe periudha e dimrit të kalojë qetë. Këtë e deklaroi para gazetarëve Ministri i Energjetikës në dorëheqje, Aleksandër Nikollov, pas seancës së mbyllur të Kuvendit Popullor për furnizimin me gaz në Bullgari.
"Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse në aspektin e infrastrukturës Bullgaria po shkon mjaft mirë, d.m.th. ka mjaft zgjidhje konvencionale. Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari nuk varet nga gazi natyror, ky është gjithashtu një lajm i mirë. Edhe nëse ka vështirësi me furnizimet, ka mundësi për lëndë djegëse alternative”, komentoi ai.
Aktualisht është duke u zhvilluar një plan specifik. E gjithë Evropa varet jashtëzakonisht nga Gazprom Export dhe sjellja specifike e këtij furnizuesi tregon qartë se qëllimet janë shumë më tepër gjeopolitike sesa komerciale, theksoi Nikollov.
Pas seancës, deputetët shprehën shqetësimin nëse do të ketë fare furnizim me gaz për Bullgarinë dhe për çmimin e tij. Nuk ka kontratë për dërgesa të rregullta, çdo gjë është dita-ditës, nuk ka qartësi për vjeshtën dhe dimrin, komentojnë nga BSP. Nuk ka kontrata afatgjata as për gazin e lëngshëm amerikan.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..