Nga Bullgaria kërkohen përpjekje maksimale që të plotësohen nevojat specifike dhe periudha e dimrit të kalojë qetë. Këtë e deklaroi para gazetarëve Ministri i Energjetikës në dorëheqje, Aleksandër Nikollov, pas seancës së mbyllur të Kuvendit Popullor për furnizimin me gaz në Bullgari.
"Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse në aspektin e infrastrukturës Bullgaria po shkon mjaft mirë, d.m.th. ka mjaft zgjidhje konvencionale. Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari nuk varet nga gazi natyror, ky është gjithashtu një lajm i mirë. Edhe nëse ka vështirësi me furnizimet, ka mundësi për lëndë djegëse alternative”, komentoi ai.
Aktualisht është duke u zhvilluar një plan specifik. E gjithë Evropa varet jashtëzakonisht nga Gazprom Export dhe sjellja specifike e këtij furnizuesi tregon qartë se qëllimet janë shumë më tepër gjeopolitike sesa komerciale, theksoi Nikollov.
Pas seancës, deputetët shprehën shqetësimin nëse do të ketë fare furnizim me gaz për Bullgarinë dhe për çmimin e tij. Nuk ka kontratë për dërgesa të rregullta, çdo gjë është dita-ditës, nuk ka qartësi për vjeshtën dhe dimrin, komentojnë nga BSP. Nuk ka kontrata afatgjata as për gazin e lëngshëm amerikan.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..