Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikojnë një rënie të pandemisë së koonavirusit

Prof. Kantarxhiev
Foto: arkiv

Kemi arritur kulmin e incidencës së koronavirusit. Brenda 2 javësh numri i rasteve të reja do të fillojë të ulet, tha për BNR Prof. Todor Kantarxhiev – këshilltar për çështjet shëndetësore në kryeqytet.

Ai paralajmëroi se mbrojtja imune është e pamjaftueshme ndaj virusit të mutuar Covid nëse kanë kaluar 10 muaj nga vaksinimi i fundit. Kantarxhiev e vlerësoi refuzimin masiv të njerëzve për t'u testuar si një "tendencë të pakëndshme".

Aktualisht po përjetojmë një rënie që do të vazhdojë deri në fillim të shtatorit, parashikoi për NOVA NEWS matematikani Llëçezar Tomov. Ai tha se pret një valë të re të pandemisë pas sezonit të festave në shtator.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veprimtarë në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës u dalluan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..

botuar më 24-12-05 5.14.MD

Përleshje verbale mes palëve pas dështimit të 10-të të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Popullor

Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj..

botuar më 24-12-05 3.18.MD

Deputetët për të dhjetën herë dështuan në përpjekjen për të zgjedhur një kryetar

Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..

botuar më 24-12-05 2.46.MD