Për shkak të një projekti problematik në Ministrinë e Punëve të Brendshme me një prokurim publik të shpallur, për të cilin nuk është gjetur kandidat kontraktor, mund të vonohet pagesa e parë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri për Menaxhimin e Fondeve Evropiane Atanas Pekanov. Mjetet me vlerë prej 1.3 miliardë euro priten deri në fund të vitit. Ato janë të parashikuara në buxhet, ndaj mosmarrja e tyre në kohë do të jetë problem për vendin tonë. Ministria do të kërkojë zgjidhje për këtë rast së bashku me Komisionin Evropian, njoftoi reporterja Marta Mlladenova. Në fillim të vitit 2023 presim një pagesë të dytë sipas planit prej 724 milionë eurosh.
Pekanov shpalli si prioritete punën në përgatitjen teknike për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe hyrjen në Eurozonë.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..