Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka propozuar krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhies për shkak të frikës nga një fatkeqësi bërthamore. Propozimi është bërë para mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës Botërore të thirrur për rastin.
Para këshillit, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, tha se situata në central është kritike dhe kërkoi leje nga Kievi dhe Moska për të inspektuar 6 reaktorët, raporton REUTERS.
Përfaqësuesi rus në këshill, Vasilij Nebenzja, hodhi poshtë çmilitarizimin e centralit. Sipas diplomatit, trupat ruse po e mbrojnë centralin e pushtuar nga provokimet dhe sulmet terroriste, transmeton Interfaks.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit bërthamor për shantazh bërthamor ndaj mbarë botës. Ukraina pretendon se Rusia e ka kthyer selinë në një bazë ushtarake nga ku sulmon pozicionet ukrainase. Ushtria ruse i përdor reaktorët si një mburojë bërthamore, sepse e di se forcat ukrainase nuk ka gjasa t’i përgjigjen zjarrit me raketa të drejtuara. Moska i mohoi këto deklarata.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..