Më 7 shtator, në orën 22:00 me orën bullgare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje të dytë brenda dy ditësh, kushtuar temës së sigurisë në centralin “Zaporizhie”, i cili është i pushtuar nga ushtria ruse.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kërkuar që trupat ruse dhe ukrainase të detyrohen të mos e godasin centralin bërthamor. Si një hap i dytë, ai propozoi një marrëveshje për një "perimetër të çmilitarizuar" pranë reaktorëve, tërheqje të njësive ruse pa hyrjen e trupave ukrainase në zonën e çmilitarizuar. Kievi e mirëpriti propozimin.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, gjithashtu rekomandoi krijimin e një "zone të sigurt". Në një raport, ai liston një sërë dëmtimesh në ndërtesat e magazinimit të karburantit bërthamor dhe pranë reaktorëve të centralit të Zaporozhies. Rafael Grossi paralajmëron gjithashtu mungesën e personelit dhe stresin e vazhdueshëm të punonjësve, gjë që rrit rrezikun e gabimit njerëzor.
Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzja, e quajti idenë e çmilitarizimit të centralit bërthamor të Zaporozhie "jo serioze", raporton BTA.Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..