Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024. Sipas ministrit, në monedhat duhet të vendoset një simbol bullgar, për të cilin jemi krenarë.
Ekonomia po përballet me një pasiguri të madhe, ndër arsyet për këtë janë lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë, si dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë, që ndikon në zhvillimin e ekonomisë globale, paralajmëroi zëvendëskryeministri. Pekanov pret që paratë nga BE-ja në këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të arrijnë së shpejti, pas vendimit përkatës të Komisionit Evropian.Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..