Kievi raportoi sulme të reja ruse këtë mëngjes në qytetet e Ukrainës. Ushtria ruse kreu sulme me dron kamikaze në Ukrainë mbrëmë në valën e tretë të sulmeve të ditës, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të rregullt me video. Kryetarët e dy periferive të Kievit konfirmuan se forcat ukrainase kanë rrëzuar dronët rusë rreth kryeqytetit. Zyrtarët në rajonin jugor të portit të Detit të Zi të Odesës raportuan gjithashtu sulme me dronë rusë. Presidenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë këtë terror dhe t'i sigurojë vendit të tij më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për gënjeshtra lidhur me informacionin e përhapur se dronët iranianë nuk janë përdorur në sulmet ruse në Ukrainë, raportoi Reuters. "Ka prova të shumta të përdorimit të tyre nga Rusia kundër objektivave ushtarake dhe civile," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke theksuar se ndoshta Teherani është duke menduar për t’i shitur më shumë armë të tilla Moskës. “Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe tregtisë së armëve të Iranit”, tha Karin Jean-Pierre.
Një avion luftarak supersonik rus SU-34 u përplas në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin jugor rus të Ejskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Agjencisë RIA, incidenti i shkaktuar nga zjarri në një nga motorët ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët arritën të tërhiqen. Ndërkohë, një top i madh zjarri u pa duke u ngritur nga ndërtesa. Sipas autoriteteve lokale, 13 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, dhe 19 u plagosën rëndë.Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..