Konsumi i energjisë elektrike në Ukrainë po kufizohet sot për herë të parë, për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë që shkatërruan një pjesë të termocentraleve të saj, njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe operatori i energjisë elektrike “Ukrenergo”. Ndriçimi i rrugëve gjithashtu do të jetë i kufizuar dhe banorëve u kërkohet të mbajnë në minimum konsumin e energjisë elektrike. Përndryshe, mund të arrihet te vendosja e regjimit të energjisë elektrike, paralajmëroi një këshilltar i presidentit. Ndërprerjet në furnizimin me energji janë për shkak të sulmeve të shpeshta me raketa dhe dronë nga pala ruse kundër objekteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës ukrainase. Edhe sot, sulmet ruse kundër këtyre vendeve po vazhdojnë. Për shkak të kundërofensivës ukrainase ndaj Hersonit, presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendje ushtarake në territorin e aneksuar. Po zhvillohet evakuimi i rreth 60 000 banorëve nga rajoni.
Në të njëjtën kohë, Kievi e akuzoi Iranin për furnizimin e Rusisë me dronë dhe i dërgoi një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime të menjëhershme të mbrojtjes ajrore dhe bashkëpunim në këtë sektor. Nga ana e vet Izraeli njoftoi se po e zbut politikën e tij të mosndërhyrjes në konflikt dhe i ofroi Ukrainës mbështetjen e vet në zhvillimin e një sistemi paralajmërimi për sulm ajror.
Moska deklaroi se do të rishqyrtojë bashkëpunimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nëse ai dërgon ekspertë në Ukrainë për të inspektuar dronët kamikaze që fuqitë perëndimore thonë se janë prodhuar në Iran dhe Moska i përdor në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..