DPS është një parti me përvojë, një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në negociatat më të gjata për të formuar një qeveri, por atëherë ideja ishte e qartë - anëtarësimi i Bullgarisë në BE. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në konsultimet për formimin e qeverisë me forcën e tretë parlamentare DPS.
“Një pjesë e forcave politike preferon të flasë në vend që të veprojë”, u përgjigj kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë dhe dha shembullin e reformës në drejtësi. Sa i përket buxhetit, ai theksoi se duhet një shumicë parlamentare për të parandaluar rritjen e borxhit të jashtëm. “Një dialog me parakushte, me vija ndarëse rozë dhe të kuqe, vështirë se do të prodhonte diçka”. Kështu i komentoi Karadajë konsultimet politike për formimin e qeverisë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..