Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..