Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..