Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.
Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.
Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:
Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;
Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;
Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;
Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;
Pranimi i Bullgarisë në Shengen;
Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;
Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;
Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..
Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj..
Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..