Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare deklaroi se "pranon me gëzim tomosin e dhuruar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ia jep autoqefalinë Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut". Kjo do të thotë se peshkopët bullgarë e njohin Kishën Ortodokse të Shkupit si kanonike, raporton BNT.
Kisha Serbe ka rekomanduar që çështja e emrit zyrtar të kryepeshkopatës së Maqedonisë së Veriut të zgjidhet në dialog me kishat greqishtfolëse dhe kishat e tjera ortodokse.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..