Hotelierët në rajonin e Velingradit raportojnë sezonin më të fortë të dimrit të katër viteve të fundit, për shkak të anulimit të kufizimeve anti-epidemike dhe dimrit të ngrohtë. Aktualisht, në qytet dhe në Rodopet Perëndimore ka po aq turistë sa para pandemisë. Kështu deklaroi Zllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve në Velingrad në një intervistë për BNR-Plovdiv.
Sipas tij, kur ka borë, turistët preferojnë vendpushimet e skive në Bansko, Borovec dhe Pamporovo, por kur është ngrohtë dhe pa borë, ata vizitojnë Velingradin për të përdorur burimet minerale dhe pishinat lokale.
Baza e shtratit në qytet, i njohur edhe si spa-kryeqyteti i Ballkanit, është i zënë ndërmjet 70 dhe 80%, dhe kjo pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pohon Zllatanov. Ai shtoi se, përveç turistëve, vijnë edhe shumë të huaj – pronarë të apartamenteve në rajon - kryesisht qytetarë nga Greqia dhe Turqia fqinje. Kryetari i Shoqatës lokale të Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve është i bindur se nuk do të ketë rritje të re të çmimeve në qytetin turistik në të ardhmen e afërt. "Çmimet nuk do të rriten nëse nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme", përfundoi Zllatko Zllatanov.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..