Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesekretari i MPB-së: Gardhi në kufirin bullgaro-turk mund të kalohet lehtësisht

Foto: arkiv

Gardhi në kufirin bullgaro-turk është bërë në mënyrë të tillë që të kapërcehet jashtëzakonisht lehtë, vuri në dukje kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov, i cili së bashku me përfaqësues të MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, inspektoi objektin në zonën e qytetit të Ellhovos. Ai siguroi se aktualisht po punohet për sigurimin teknik të tij dhe se do të vendosen linja sensorë dhe sisteme termo-video në të gjithë gjatësinë e rrethojës.

“Kufiri nuk ruhet nga masat parandaluese, por nga oficerët këtu”, theksoi kryesekretari. Sipas Rosica Dimitrovës, drejtoreshë e drejtorisë kryesore “Policia Kufitare”, gjatë vitit të kaluar në vendin në fjalë janë parandaluar 164 000 përpjekje për hyrje ilegale në vend.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD