Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për të propozuar kandidatin për kryeministër “BSP-së për Bullgarinë”. Kjo është mundësia e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri në Parlamentin e 48-të.
“Në kohë të opozitës së fortë politike, BSP-ja arriti ta ruajë dialogun, tregoi se mund të bëjë kompromise dhe të hyjë në negociata dhe koalicione, të qeverisë me kundërshtarët e saj politikë”, theksoi Radev.
“Faleminderit për besimin, e kuptojmë peshën e situatës, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të kemi një qeveri të rregullt. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”, u përgjigj kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Radev i dhuroi Ninovës një buqetë me trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj më 16 janar.
Para Presidencës, ajo deklaroi se do t'i kërkojnë Këshillit Kombëtar të BSP-së mandat për të negociuar me të gjitha palët dhe për t'i ftuar në një takim lidershipi. Nëse shohin në mbledhje që nuk ka marrëveshje, do ta kthejnë mandatin.
“Ne do t'i ftojmë të gjitha partitë dhe liderët të kërkojnë atë që na bashkon - inflacionin, çmimet, të ardhurat, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë. Ka gjëra urgjente që duhen bërë dhe nuk duhet të kundërshtojmë njëri tjetrin”, tha Ninova.Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..