Pesë formacione do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm dhe një parti është në prag të barrierës prej 4 për qind, sipas studimit të fundit të Qendrës Kërkimore “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”.
GERB-SDS fiton 25.6% të votave. Pas tyre janë “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” me 24.8 për qind. Koalicioni parazgjedhor do të arrijë të mbledhë elektoratin e të dy formacioneve dhe nuk vëzhgohet ulje e preferencave për shkak të bashkimit, por deri më tani nuk ka edhe bonus si rrjedhojë e bashkimit të tyre. Në renditjen e mëposhtme, nuk ka ndryshime të dukshme krahasuar me muajt e mëparshëm.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ renditet e treta me 12.8%, e ndjekur nga "Vëzrazhdane" - 11.9% dhe Partia Socialiste Bullgare /BSP/ me 8.9%. "Ngritja Bullgare" regjistron mbështetje 4 për qind. “Ka një popull të tillë” kanë 3.3%.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..