Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 shkurtin 2023

Vazhdon moti i ngrohtë, por me shi

Foto: BGNES

Nga mbrëmja në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare nga lindj.

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të ketë shpërndarje të përkohshme dhe ulje të mbulesës së reve, por në shumicën e zonave do të jetë kryesisht e konsiderueshme. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Veriore do të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje - rreth 5°, maksimumi mbizotërues do të jetë ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje - rreth 12°.

Mbi malet vranësitë do të jenë kryesisht të konsiderueshme, vende-vende do të bjerë borë e dobët, ndërsa nën rreth 1500 metra - shi i dobët. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 7°, në 2000 metra - rreth 1°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB dëshiron shtyrjen e mandatit të parë për formimin e qeverisë

GERB-SDS u dërgoi ftesa për "bisedime ekspertësh" për formimin e qeverisë partive "Bullgaria Demokratike", "Ka një popull të tillë" dhe BSP. Nuk do të ketë ftesë për "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha kreu i GERB, Bojko Borisov. Ai..

botuar më 24-12-13 4.01.MD

Bullgaria merr një kredi prej 250 milionë euro për projekte në kuadër të programeve evropiane

Banka Evropiane e Investimeve jep një kredi me vlerë 250 milionë euro për Bullgarinë në mbështetje të bashkëfinancimit të projekteve prioritare në kuadër të programeve evropiane në periudhën 2021-2027. Në informacionet e bankës thuhet se financimi do të..

botuar më 24-12-13 3.08.MD
 Atanas Illkov

Ministri i brendshëm deklaroi se vendi nuk ka asnjë angazhim për të pranuar emigrantë

Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e emigrantëve në 70% përgjatë kufirit, dhe në brendësi të vendit ka 46% më pak të arrestuar në krahasim me..

botuar më 24-12-13 11.36.PD