Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 marsin 2023

Mot i ngrohtë me temperatura të larta për sezonin

Foto: arkiv

Gjatë natës dhe nesër do të mbajë vranësira me reshje të dobëta shiu në shumë rajone. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3° deri në  8°, ndërsa maksimalet prej 6° deri 11°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 5°, maksimumi 8°.

Mbi male do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mjegull dhe reshje bore, nën rreth 1200 m reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 9°, afër temperaturës së ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë 2 - 3 ballë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë..

botuar më 24-12-13 7.35.MD

Në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci

Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Gjatë aktivitetit, Ilijana Jotova theksoi se beson në cilësitë e lindura të gruas, të cilat janë kyçe..

botuar më 24-12-13 6.38.MD
Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD