Për zgjedhjet parlamentare më 2 prill do të hapen nga 730 deri në 740 seksione në 62 shtete, njoftoi Kalin Atanasov nga Grupi i Punuës “Zgjedhjet” në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Pak më shumë se 160 seksione do të hapen në Turqi, në Mbretërinë e Bashkuar mbi 115, në Spanjë – rreth 64, në SHBA – 56, në Itali – rreth 26, në Greqi – rreth 20, në Francë – rreth 16.Gjermania ka vendosur një kufi për hapjen deri në 40 vendvotime. Jo të gjitha propozimet e bullgarëve në republikën federale do të kënaqen. Aty, aplikimet e dorëzuara për votim janë për afro 74 vendvotime.
Midis 240 dhe 410 makinerive në 240 seksione, në 22 vende në 3 kontinente, pritet të dërgohen jashtë vendit.
Deri më 11 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë numrin e saktë dhe vendndodhjen e seksioneve.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..